U shoqërua në polici gjatë aktivitetit në Lezhë, lirohet ish-deputeti Eduart Ndocaj

Shqipëria

U shoqërua në polici gjatë aktivitetit në Lezhë, lirohet ish-deputeti Eduart Ndocaj

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 16:45
Eduart Ndocaj

Ish- deputeti Eduart Ndocaj i cili u shoqërua në polici, gjatë aktivitetit të përurimit te shtëpisë se At Gjergj Fishtes ne Lezhe, është liruar.

Sipas bluve, Ndocaj nuk ishte i ftuar ne kete aktivitet, por ish-deputeti e mohoi kete dhe i ka kerkuar policise te thone se kush u ka dhene urdher qe ai te mos jete ne kete ceremoni.

 Pjesë nga debati:

Polici: te lutem, je pa ftese, kohe pandemie, te lutem largohu. A e degjove kryetarin  e Bashkise?

Ndocaj: Jam pa ftesë unë? Kush tha se duhet të largohem une, une jam ish deputet i Kuvend. Sekretari i përgjithshëm i demokristiane dhe qytetar i lirë. S’ke të drejtë që të më thuash të largohet. Kush ta ka dhene urdhrin? Kryetari i Bashkise?

Polici: Të lutem largohu se përndryshe do jemi të detyruar që të të marrim forcërisht.

Ndocaj: Po forcerisht do me merrni, jua kam thene.

Polici: Edhe nje here te bejme thirrje qe duhet te largohesh.

Ndocaj: Kam ftese une. Kam ardhur para 4 ditësh nga Italia ku jam operuar dhe ti s’ke të drejtë të më thuash që do të të marr forcërisht se s’po bej asgje kunder detyres qe ma jep Kushtetuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat