Zekthi: Trump fitues, u dha amerikanëve më shumë shpresë për situatën nga Covid-19

Shqipëria

Zekthi: Trump fitues, u dha amerikanëve më shumë shpresë për situatën nga Covid-19

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 17:49
Joe Biden dhe Donald Trump

Me rregulla më strikte dhe një moderatore që kishte më shumë kontroll në diskutime, debati i fundit presidencial  përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit tregoi qartazi edhe diferencat mes dy kandidatëve për kreun e Shtëpisë së Bardhë republikanit Donald Trump dhe demokratit Jo Biden.

Sikundër ishte parashikuar, përplasja e tyre e parë ishte mënyra sesi është menaxhuar pandemia e COVID- 19. Trump që ishte optimist për largimin e virusit, ndërsa Biden i cili mbështet idenë se duhen më shumë masa kufizuese.

Analisti Fitim Zekthi tha për Euronews Albania se ky debat ishte ndryshe nga ai i herës së kaluar, kishte shkëmbime, argumente dhe secili kandidat kishte kohën e vet për t’u përgjigjur.

Sipas tij, debati arriti në këtë nivel në sajë të presidentit Trump, i cili falë temperamentit të tij arriti të bënte diferencën në ofertën për Shtëpinë e Bardhë.

“Ishte Trump që e mundësoi debatin në atë nivel. Presidenti ka bërë tre debate me Clinton dhe në ato ka qenë si mbrëmë. Ai ka temperament të fuqishëm, mbrëmë ndryshoi për arsye taktike.

Biden duke qenë shumë i moshuar dhe që mbahet si njëri që bën gafa dhe e humb toruan, del nga normat e një komunikimi, Trump kërkonte të nxirrte nga binarët në debatin e parë.

Trump mendonte se Biden nuk ishte në gjendje të bënte një debat të plotë. Kjo gjë doli keq, atëherë ai ndryshoi taktikë.

Mbrëmë u pa një diferencë e kandidatëve lidhur me çështje të rëndësishme. Në gjykimin tim kanë diferenca si dy njerëz të ndryshëm, por mbrëmë u ofrua një diferencë sa i përket ofertës për Shtëpinë e Bardhë”, tha analisti Zekthi.

Sipas tij, Trump ishte më mirë sa i përket ekonomisë dhe ndryshe nga kandidati demokrat që paraqiti një panoramë të errët të asaj që sipas tij e priste vendin për shkak të situatës nga coronavirus, Trump u dha shpresë amerikanëve duke u thënë se nuk do të ketë mbyllje dhe se jemi pranë vaksinës kundër virusit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat