I infektuar me koronavirus, humb jetën profesori i njohur i mjekësisë

Shqipëria

I infektuar me koronavirus, humb jetën profesori i njohur i mjekësisë

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 18:14
Foto ilustrim

Është ndarë nga jeta profesori i mjekësisë, Elmaz Eltari. Ai humbi betejën me koronavirusin, teksa gjendja e tij ishte rënduar prej ditësh.

Për lajmin e trishtë ka reaguar edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

“E trishtuar për ndarjen nga jeta të prof. Elmaz Eltarit, ish drejtues i klinikës infektive, një nga ata mjekë të rrallë, që njihej ndër kolegë dhe pacientë për humanizmin e tij.

Megjithë përpjekjet e kolegëve, profesori 85 vjeçar nuk mundi ta fitojë betejën me virusin e rrezikshëm #COVID19

Ngushëllime të sinqerta bashkëshortes, prof.Afërditës, familjarëve dhe miqve të prof. Elmazit”, shkroi ministrja në Facebook.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat