U skualifikua nga gara për deputet/ Tritan Shehu ironizon me Komisionin

Shqipëria

U skualifikua nga gara për deputet/ Tritan Shehu ironizon me Komisionin

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 19:06
Foto Ilustrim

Ndërsa emri i tij nuk është në listën e kandidatëve për deputetë nga ana e Komisionit të Vlerësimit në PD, Tritan Shehu thotë se vlerësimin e vërtetë për të e ka dhënë anëtarësia në Qarkun e Gjirokastrës.

Duke shprehur ironi për komisionin, Shehu thotë se vendimet i marrin organet statutore të partisë që nis me kryetari, Kryesia dhe Këshilli Kombëtar i Partisë.

Tritan Shehu kujton se ka qenë ndër themeluesit e Partisë Demokratike rreth 30 vite më parë, duke përmendur se ka qenë kryetar, deputet, ministër por edhe pa ofiq.

Reagimi i plotë

Në përgjigje te disa pyetjeve qe po me vine ne lidhje me hamendesi mediatike per nje mendim negativ ndaj meje te një “komisioni”, po rendis disa rreshta.

Se pari realisht nuk dua te komentoj mendimet qe mund te kene per mua individe te ndryshem, qofte dhe pjese e ndonje “komisioni”, kjo do te me dukej e tepert, jo e nevojeshme dhe vleresuese.

Pa pasur ndonje rendesi thelbesore te qenit apo jo deputet per veprimtarine time politike, te cilen e kam realizuar qe me 1990 si nje nga nismëtarët e PD, si kryetar i saj, ministër, deputet, apo pa pasur asnje nga keto ofiqe kudo ku kam qene apo ku jam, dua te nenvizoj se:

1-Vendimin per te kandiduar per deputet mbas votimit te antaresise se PD e kane tager vetem institucionet statutore të saj, Kryetari, Kryesia e Keshilli Kombetar, askush tjeter.

2-Ndersa vleresimi i vertete per mua ishte ai votim, qe beri se fundmi anëtarësia e PD se Gjirokastrës, e cila ashtu sic me ka mbeshtetur ne keto vite me mbeshteti perseri me voten e saj te qarte. Ky vleresim eshte thelbesor jo vetem per mua, por dhe per PD, vecanerisht kur vjen nga ata njerez te tille te mencur, qe ashtu sic dine te te «hapin deren», dine edhe te ta «mbyllin ate», sic edhe ka ndodhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat