Kryeministria Rama: Presidenti ka lidhje me Kushtetutën sa ka lidhje ai futbollisti afrikan me…

Shqipëria

Kryeministria Rama: Presidenti ka lidhje me Kushtetutën sa ka lidhje ai futbollisti afrikan me…

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 19:29
Edi Rama dhe Ilir Meta

Kryeministri Edi Rama thotë se Presidenti Ilir Meta ka lidhje me Kushtetutën sa ka lidhje me Topin e Artë një futbollist afrikan që sipas tij, mori pasaportën shqiptare për 8 orë nga ana e kreut të shtetit.

Rama thotë se futbollisti ishte nën akuzë për falsifikim dokumentesh.

“Ilir Meta ka lidhje me Kushtetutën sa ç’ka lidhje me Topin e Artë ai futbollisti afrikan që mori pasaportën shqiptare për 8 orë nga Iliri, ndërkohë që ishte nën akuzë në Shqipëri për falsifikim dokumentesh! Të dy bashkë po, e kanë një lidhje: I kanë bërë gol me kokë drejtësisë!”- shkruan Rama në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat