Tenderat e dyshimtë: Merren në pyetje dy kryebashkiakë, ai i Gramshit dhe i Librazhdit

Shqipëria

Tenderat e dyshimtë: Merren në pyetje dy kryebashkiakë, ai i Gramshit dhe i Librazhdit

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 20:28
Klodian Taçe

Tenderat e dyshuar për abuzime e korrupsion çojnë në Prokurori kryebashkiakun Socialist të Gramshit Klodian Taçe.

Ky i fundit mësohet se është marrë në pyetje në Prokurorinë e Elbasanit.
Zyrtarisht nuk ka asnjë deklaratë, por burime thonë se organi i Akuzës ka nisur një verifikim për procedurën e prokurimit për dy tendera të zhvilluar nga Bashkia Gramsh.

Taçe mësohet se është pyetur në cilësinë e kreut të institucionit që ka filluar procedurat e prokurimit për tenderat e dyshuar abusive.

Veç kryetarit të bashkisë po ashtu pyeten edhe specialistë dhe anëtarë të komisionit të prokurimit.

Kryeprokurori i Elbasanit bëri me dije se kjo është një procedurë standarde, pasi kryebashkiaku ka detyrim të shpjegohet.

Burime nga prokuroria e Elbasanit thanë se të njejtës procedurë i është nënshtruar edhe kryebashkiaku i Librazhdit, ndërsa në vijim në organin e akuzës do të japin llogari edhe kryetarë të tjerë të bashkive të qarkut.

Klodian Taçe ka pasur edhe më herët probleme me drejtësinë.

Në 2 nëntor të vitit 2019, Partia Demokratike denoncoi një tender të Bashkisë së Gramshit, që i ishte dhënë një kompanie nën sekuestro.

Kryebashkiaku socialist i Gramshit, Klodian Taçe ka qenë në hetim pas një kallëzimi të bërë për vjedhje, për të cilin është akuzuar se e fshehu në formularin e dekriminalizimit.

Aktulisht nuk ka asnjë deklaratë nga i zgjedhuri vendor ndërsa në vijim priten më shumë detaje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat