Ndotja nga ujërat e zeza, banorët e zonës së Varrit të Bamit ankohen për situatën

Shqipëria

Ndotja nga ujërat e zeza, banorët e zonës së Varrit të Bamit ankohen për situatën

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 20:32
Ilustrim

Ujërat e zeza janë kthyer në një problem për banorët e zonës tek Varri i Bamit në Tiranë.

Sipërfaqja e rrugës është ndotur duke rritur rrezikun e infeksioneve në një kohë kur vendi po përballet me valën e dytë të pademisë.

Edhe automjetet e kanë të vështirë lëvizjen në këtë aks.

Sfidë më vete është dhe lëvizja për këmbësorët.

“Rrugët s’janë të mira. S’janë vetëm këtu. Nuk është normale të jenë në këtë gjendje rrugët. Shteti i ka sytë në ballë, po të ketë shtet. Është e vështirë. Nuk do as mend dhe as kalem“, thonë banorët.

Banorët thonë se kjo situatë është tepër shqetësuese, por burimin e problemit nuk e dinë.

“Nuk e dimë nga vjen, por nga lart vjen”

Shpërthimi i ujrave ka ndodhur prej pothuajse një jave, por problemi ende nuk ka marrë zgjidhje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat