Sinoptikania: Deri të shtunën mund ta shijojmë diellin, rikthehen reshjet

Shqipëria

Sinoptikania: Deri të shtunën mund ta shijojmë diellin, rikthehen reshjet

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 22:28
Foto ilustrim

Sinoptikania Adiola Bani ka zbuluar se në fundjavë do të nisin reshjet e shiut dhe vranësirat, të cilat do të vijojnë për të gjithë javën.

“Deri të shtunën do të kemi mundësi ti shijojmë rrezet e diellit” u shpreh Bani.

“Duhet të shijojnë të shtunën nëse kanë vendosur të largohen nga Tirana apo të pushojnë, por e diela na sjell prezencë të vranësirave dhe reshjeve të shiut në territorin shqiptar. Duke filluar nga nata duke u gdhirë e dielë dhe e gjithë dita deri në orët e pasdite do të ketë vranësira e reshje shiu, por do të ketë dhe intervale të shkurtra me kthjellime”, aqaroi sinoptikania Bani.

Sa i përket javës së ardhshme, e cila është e fundit për muajin Tetor, Bani thotë se do të ketë përmirësime të motit vetëm ditën e Enjte dhe të Premte.

“Java e fundit e muajit tetor do të paraqitet tipike e vjeshtës se do të kemi herë pas here prezencë të vranësirave, rrebeshe shiu, kryesisht dita e martë do të na sjellë reshje shiu deri mesatare në territorin shqiptar në zonat malore. E enjta dhe e premtja do të paraqiten në kushtet e motit të kthejllët. Fillim java që vjen do të paraqitet e paqëndrueshme me vramësira dhe reshje shiu”, tha Bani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat