Prej një jave e zhdukur/ Thirrja e dëshpëruar e nënës për 19-vjeçaren shqiptare: Të gjithë rrimë me sytë nga dera e hapur

Shqipëria

Prej një jave e zhdukur/ Thirrja e dëshpëruar e nënës për 19-vjeçaren shqiptare: Të gjithë rrimë me sytë nga dera e hapur

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 07:30
Artemis Vasili

Kërkimet për Artemis Vasilin, 19-vjeçares shqiptare, e cila prej një jave rezulton e zhdukur, ende vazhdojnë. Ndërkohë që thirrjet e familjarëve të saj për t’u kthyer në shtëpi nuk ndalojnë. Ditën e sotme nëna e saj i ka bërë thirrje vajzës, me dëshpërim se janë duke e pritur të gjithë me lor në  sy nga dera, duke e pritur që të kthehet.

“Të gjithë e duam dhe rrimë me sytë nga dera e hapur duke pritur Artemisin të hyjë. Dera është e hapur pasi po pret vajzën,”- ka thënë e dëshpëruar nëna e 19-vjeçares shqiptare.

Ndërkohë vajza rezulton e zhdukur prej një jave, ditën e djeshme babai i vajzës ka treguar se është përpjekur që të kontaktoj me  24- vjeçarin që dyshohet se ajo ka pasur lidhje por nuk morën asnjë përgjigje. Hera e fundit që u pa Artemis ishte e premtja e kaluar kur së bashku me një mikeshë po shkonte drejt stacionit të autobusit për të dhënë një intervistë pune. I fundit që u takua me të ishte burri i motrës dhe më pas askush nuk mësoi diçka për Artemis.

Ndërsa një punonjës i shërbimit Silver Alert zbuloi se kamerat e sigurisë kanë treguar që Artemis nuk hipi në autobusin pranë shtëpisë për të shkuar në intervistën e punës por eci rreth një kilometër, por mbetet e paqartë se cila ishte rruga që ndoqi më pas.

Familja është përpjkuar ta telefonoj disa herë, por telefoni i saj del i fikur . Disa dëshmitarë kanë treguar se hera e fundit që e kanë parë në rrugë ka qenë dita e hënë kur Artemis ishte në gjendje të rënduar psikologjike dhe fizike.Ndërkohë grupi hetimor po heton dhe shoqërinë e vajzës, ndërsa janë bërë dhe kërkime për të hapur rrjetet sociale të saj, për të zbuluar kush kanë qenë kontaktet e saj të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat