Pasi kaloi Covid Silva Bino del me një apel për ata që dyshojnë se Koronavirusi nuk egziston

Shqipëria

Pasi kaloi Covid Silva Bino del me një apel për ata që dyshojnë se Koronavirusi nuk egziston

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 12:19
Silva Bino

Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino pasi kaloi Koronavirusin ju është drejtuar me një video-mesazh të gjithë atyre që nuk e besojnë COVID, duke bërë apel që të tregohen të kujdesshëm, pasi sipas saj, virulenca e virusit nuk ka ndryshuar dhe forma e rëndë e tij është vërtet e rrezikshme.

Apelin e profesoreshës e ka shpërndarë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në FB, ku shkruan: “Për të gjithë ata që kanë dyshime për ekzistencën e virusit, do t’ju ftoja të dëgjonin prof. Silva Binon me eksperiencën e saj në përballje me COVID19”.

Apeli i Silva Binos:

“Covid-i ekziston. Paraqitet në disa forma, midis të cilave, forma të lehta, mesatare, të rënda dhe tepër të rënda. Virulenca sic thuhet shpesh herë nuk ka ndryshuar. Pra shkalla e formave të rënda mbetet e njëjtë. Personalisht kalova një formë të rëndë, pra e provova vetë cfarë do të thotë të kalosh Covid në formë të rëndë.

Për të gjithë ata që nuk besojnë, duhet të jenë të kujdesshëm, të lexojnë faktet, të lexojnë historitë njerëzore, që tregojnë sa e rëndë është sëmundja kur nuk mbushesh dot me frymë, kur nuk merr dot oksigjenin. Të mbrojnë veten e të afërmit, pavarësisht moshës e nëse kanë sëmundje shpqëruese. Shpesh herë Covid-i nuk pyet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat