“Po vuan pasojat e pandemisë”, Basha shpërndan videon e biznesmenit: Ka nevojë për plan mbështetje

Shqipëria

“Po vuan pasojat e pandemisë”, Basha shpërndan videon e biznesmenit: Ka nevojë për plan mbështetje

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 14:58
Pamje nga videoja

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vijon me historitë e qytetarëve, të cilët janë prekur nga kriza ekonomike pas pandemisë.

Kësaj here ka publikuar një binzesmen, teksa Basha shkruan se ndihma ka munguar dhe se biznesi i vogël ka nevojë të menjëhershme për plan mbështetje.

“Biznesi po vuan pasojat e rënda të krizës së pandemisë. Ndërsa ndihma ka munguar, biznesi vazhdon të paguajë taksa të cilat nuk i kthehen në shërbime. Biznesi po shkon drejt rrënimit dhe ka nevojë për një plan mbështetjeje. Koha nuk pret”, ka shkruar Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat