Infermierja u testua positive me COVID-19, mbyllet materniteti i Peqinit

Shqipëria

Infermierja u testua positive me COVID-19, mbyllet materniteti i Peqinit

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 16:55
Foto Ilustrim

Materniteti i Peqinit është mbyllur pasi një infermiere është testuar pozitive me COVID-19.

Gazetari i Panorama raporton se infermierja është karantinuar, po ashtu janë izoluar edhe dy kolege të saj, me të cilat ka pasur kontakte.

Mësohet se deri në marrjen e tamponit stafit dhe daljen e rezultateve ky repart do të vijojë të qëndrojë i mbyllur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat