Sistemi shëndetësor në kolaps/ Në spitalet COVID nuk ka më vende për pacientë të rinj

Shqipëria

Sistemi shëndetësor në kolaps/ Në spitalet COVID nuk ka më vende për pacientë të rinj

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 17:30
Shqipëri

Përgjtë ditëve të fundit, numri i të infektuarve me Koronavirus në vendin tonë është rritur ndjeshëm, ashtu si dhe numri i të shtruarve në spitale.

Burime nga spitali Infektiv dhe Shefqet Ndroqi kanë raportuar për gazetën "Shqip" se i kanë ezauruar të gjithë kapacitetet për të pranuar të tjerë pacientë që do të kërkojnë ndihmë mjekësore. 

Mbrëmjen e djeshme, sipas burimeve, Infektivi është tejmbushur dhe rastet urgjente të Tiranës janë dërguar me urgjencë në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Mirëpo, së fundmi dhe ky i fundit ka raportuar se nuk ka më shtretër të lirë.

Pak kohë më parë, Manastirliu tha se nëse rastet do vazhdojnë të shtohen, do të përfshihen dhe spitalet rajonale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat