Avokati Idajet Beqiri rrëfen ditët e vështira me COVID: I lutesha zotit për pak ajër

Shqipëria

Avokati Idajet Beqiri rrëfen ditët e vështira me COVID: I lutesha zotit për pak ajër

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 19:28
Idajet Beqiri

Avokati Idajet Beqiri i njohur për publikun si një prej pjestarëve të emsionit “Me Zemër të Hapur”, i ftuar sot në studion e emisionit “Kjo Javë” me moderatoren Nisida Tufa tregoi ditët e vështira të përballjes me Covid 19.

Ai thotë se ka qënë në një sallë gjyqi kur i kanë nisur shenjat e Covid ku nuk mbushej dot me frymë, nuk qëndronte dot në këmbë dhe se zëri i iku.

Si u ndjetë, si u përballët me virusin?

Idajet Beqiri: Megjithëse pandeminë e kemi të përditshme, u bë kohë me të, por njeriu nuk e beson se një ditë mund të përballej me të. Kudo më shkonte mendja po që do më kapte mua nuk më shkonte kurrë mendja.

Si nisën shenjat?

Idajet Beqiri: Isha në një gjyq të bujshëm në datë 2. Dy ditë para se të shkoja në gjyq, kisha një lloj plogështie, një kollë të lehtë, ia vija fajin kondicionerit në fakt. Kisha edhe djersë. Në datë 2 pastaj kur po flisja në gjyq dhe po paraqisja provat e pashë që po më binin forcat edhe pengesë në frymëmarrje pata, zëri filloi të më ikë, një lloj debulese e përgjithshme, mezi e shtyva atë ditë. S’po mbushesha dot me frymë, lutesha për pak ajër. Fajin ia vija kondicionerit prapë. Unë ruhesha mirë në fakt, përdorja maskë çdo ditë, por duke qënë në sallat e gjyqit, ambienti është i vogël, ka disa palë në gjyq. Në një sallë kemi qënë mbi 80 veta në një rast. Plus shkojmë nëpër burgje dhe nuk e di ku infektohesh.

Atë ditë ju bëtë tamponin pas gjyqit?

Idajet Beqiri: Jo, shkova në shtëpi. Isha në gjendje shumë të rëndë edhe nga frymëmarrja. Nuk mendoja që kisha këtë virus, thoshja do më kalojë. Pasi mu rëndua situata vajta në spital privat.

Po pse?

Idajet Beqiri: Nuk ma mori mendja që kisha Covid. Kisha bllokim të tmerrshëm të frymëmarrjes, nuk kollitesha dot, një helm i vërtetë në gjithë gojën e fytin. Humba shijen po ashtu. Ditët e para temperatura më shkoi 40 apo 41 vija. Merrja ndonjë paracetamol vetë dmth. Kur vajta te mjeku, doktor Jorgji thotë në situatën që të kam parë dmth, thotë: Erdhe në një situatë që më trembe mua.

Doli pozitiv tamponi?

Idajet Beqiri: Jo, bëra skaner direkt dhe mjeku e kuptoi, tha goditja duket fatale.

Beqiri thotë se dhimbjet më të tmerrshme ishin ato nga mungesa e frymëmarrjes. Ai thekson se kur i vinin dhimbjet e tmerrshme minutat i dukeshin ditë teksa i lutej zotit për pak ajër ose me thirrjet ”Mos ma hiq shpirtin, mos ma hiq grykën.”

Ai shton se i lutej dikujt t’i jepte pak ajër pasi bllokohej dhe në të njëjtën kohë kishte dhimbje. Avokati tregon se nuk dyshoi kurrë se do e kalonte teksa ka shtuar se gruaja e tij u izolua dhe nuk e infektoi teksa i shërbeu gjatë gjithë trajtimit.

Ku e keni parë veten vërtet keq gjatë trajtimit?

Idajet Beqiri: Problemi është që, në gjendjen që vajta, unë, sidomos tek skaneri, vetëm pritja, ishin pak minuta, por më dukeshin ditë. Nuk e duroja dhimbjen. Kur e mori menjëherë që e pa.

Dhimbje ku?

Idajet Beqiri: Komplet trupi. Nuk ishe ti. Dhimbjet më të tmerrshme ishin ato nga mungesa e frymëmarrjes. I lutesha zotit, një çik ajër. Mos ma hiq shpirtin, mos ma zë grykën. Ai është më i tmerrshmi. Të fusi dikush pak ajër. Kjo ishte dhimbja më e madhe, nuk ishte i zoti. Ka dhe disa simptoma të tjera, por unë jam i guximshëm, e kam, i marr parasysh rreziqet. Nuk mendoj kurrë çfarë ndodhi, por si ta kaloj.
S’më shkonte mendja tek e keqja.

Pse, sepse sido që të jetë fizikun e kam mirë, s’kam abuzuar më parë, s’kisha asnjë gjë, natyrë sportive. Alkool e këto nuk i kam, i kam armik këto. Parametrat i kisha mirë. E kisha në mendje këtë. Por kur vinin dhimbjet e tmerrshme, sa ndriçim të bukur ka këtu. Se si instiktivisht duket një errësirë, dhe të dukej sikur të thërriste dikush hajde këtu ti se nuk del më në dritë.

Nuk qëndrova shumë në spital, isha në shtëpi. I mora të gjitha në shtëpi, si klinikë, oksigjen të gjitha i solla në familje. Këto gjëra edhe mund t’i parandalosh, por janë disa gjëra që bëhen kritika, që dhe kritikojmë të mirën e të keqen, dhe nuk ndajmë ku duhet goditur.

5 ditët e para, më pas pas 5 ditësh u gjallërova, më shijonin ushqimet, u rikthye nuhatja. Gruaja ime u izolua në mënyrë të përsosur, u izolua fillimisht, më pas ruante distancën dhe rrinte tek dera që të më shihte tek dera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat