Gjykata jep vendimin për shqiptarin që tentoi të përdhunonte vajzën e re në makinë

Shqipëria

Gjykata jep vendimin për shqiptarin që tentoi të përdhunonte vajzën e re në makinë

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 22:21
Foto Ilustrim

Një shqiptar është arrestuar ditën e djeshme nga policia italiane, pasi akuzohet se ka tentuar të përdhunonte brenda në makinë një vajzë të re.

Sot Gjykata e Chieti e dënoi atë me 5 vjet e 6 muaj burg për dhunë seksuale dhe tashmë është dërguar në burgun Rebibbia në Romë për shlyerjen e dënimit të tij.

Faktet e diskutuara për shqiptarin, tashmë të njohur për policinë edhe për trafik droge, deklarime të rreme datojnë në qershor 2015.

Një mbrëmje, ai u ofrua të dërgonte në shtëpi, pas pune një vajzë të re nga Chieti dhe kishte tentuar ta përdhununonte, duke e puthur dhe prekur në vende intime. Për fat të mirë, vajza kishte arritur të shpëtonte nga makina dhe të raportonte incidentin.

Hetimet kishin çuar në identifikimin e burrit, i cili më pas u gjykua dhe u dënua nga gjykata e Chieti. Dënimi u konfirmua nga Gjykata e Apelit e L’Aquila dhe, të Mërkurën, nga Gjykata e Kasacionit, e cila refuzoi ankesën e të pandehurit dhe e bëri dënimin përfundimtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat