Nis pastrimi i gjirit të Lalzit

Shqipëria

Nis pastrimi i gjirit të Lalzit

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 22:55
Foto

Pas denoncimit të Klan Plus, Bashkia e Durrësit ka nisur largimin e mbetjeve në këtë zonë të Lalzit. Për shkak të dhjetëra tonelatave me mbetje të hedhura nga subjektet që operojnë në këtë zonë, puna sipas drejtuesve të bashkisë do të zgjas më shumë se dy javë.

Prej dy ditësh ndërmarrja  e pastrimit në Bashkinë e Durrësit ka nisur pastrimin e pyllit me pisha të buta të Lalzit nga mbetjet. Sipas ën drejtorit të kësaj ndërmarrjeje subjektet janë përgjegjësit dhe resortet që operojnë në këtë zonë janë shkaktarët e kësaj situate alarmante.

Veç subjekteve që hedhin mbetjet, Bashkia e Durrësit një pjesë të përgjegjësisë ia kalon edhe Ministrisë së Brendshme.

Mbetjet e mbledhura në këtë zonë u dërguan në landfillin e sharrës në Tiranë. Me mbylljen e vendgrumbullimit të mbetjeve në zonën e ish kënetës, qyteti i Durrësit shpalli emergjencën mjedisore dhe qeveria mundëson tërheqjen e mbetjeve për qytetin, ndërsa zonat rurale vazhdojnë të përballen me problem.

Parimi i ligjit për menaxhimin e mbetjeve në Shqipëri, është që ndotësi paguan. Por pavarësisht se prej një vitit vendi ynë ka bërë edhe ashpërsim të Kodit Penal, ku ndotjen mjedisore  e ka kaluar si vepër penale shumë të rralla janë rastet kur autoritetet kanë dënuar fajtorët e masakrave mjedisore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat