Nëna e Kacifas: Djali im është yll që ndriçon helenizimin, do vdesim grekë

Shqipëria

Nëna e Kacifas: Djali im është yll që ndriçon helenizimin, do vdesim grekë

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 09:21
Nëna e Kacifas

Dy vite pas vdekjes së Kostandin Kacifas, në fshatin Bularat është organizuar një ceremoni përkujtimore, ku kanë marr pjesë të afërm, bashkëfshatarë dhe përfaqësues të shoqatës “OMONIA” në Shqipëri.

Gjatë kësaj ceremonie, Maria, nëna e 35-vjeçarit ndërsa ka folur për mediat e pranishme dhe ka kërkuar të zbardhen detajet mbi vdekjen e të birit, ndërsa ka folur edhe për ekzistencën e një videoje.

“Kërkoj të shoh përballjen e djalit tim. Pse e fshehin videon? Pse nuk na e japin? Ai ishte një djalë trim në mbrojtje të asaj që besonte të kombit dhe etnisë sonë. Djali im, sado që të duan ata ta mbulojnë, është një yll në qiell që ndriçon gjithë helenizmin dhe gjithë Vorio Epirin. Nuk preku askënd djali im. Mund t’i kishte vrarë të gjithë, por falënderoj Zotin që nuk ka vrarë njeri. E ndiqnin 40-50 vetë, gjithë Renea. Çfarë bëri djali im? Ngriti flamurin? Flamuri na takon, doni apo s’doni ju. Jemi grekë dhe grekë do vdesim”, u shpreh ajo.

Familjarët e Kostandin Kacifas kishin kërkuar që ceremonia të zhvillohej më 28 tetor, datën e vdekjes së tij, por autoritetet kanë dhënë leje që që ceremonia të zhvillohet këtë të shtunë, për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat