U kap me doza droge gati për shitje, vihet në pranga 38-vjeçari

Shqipëria

U kap me doza droge gati për shitje, vihet në pranga 38-vjeçari

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 13:15
Foto ilustrim

Një 38-vjeçar është vënë në pranga nga autoritetet në Shkodër. I identifuikuar vetëm me inicialet E. P, ai u kap me doza lëndësh narkotike.

Forca Posaçme Shqiponja” të DVP Shkodër, në vendin e quajtur Xhabije, Shkodër, gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur me vete një sasi dozash lëndë narkotike.

Dyshohet se ato ishin bërë gati për t’i shitur.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjet një sasi lëndë narkotike cannabis sativa, gjithsej 52 doza me peshë totale 51.8 gramë kanabis.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat