Vdekja e 53 vjeçarit në dyert e spitaleve, reagon Ministria e Shëndetësisë

Shqipëria

Vdekja e 53 vjeçarit në dyert e spitaleve, reagon Ministria e Shëndetësisë

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 13:35
Foto Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë reagon pasi një 53 vjeçari nga Ndroqi humbi jetën në dyert e spitaleve ku asnjëri prej tyre nuk mori përsipër të kuronte.

Pas denoncimit të Partisë Demokratike, Ministri thotë se ka ngritur një grup pune për të hetuar çfarë ndodhi me të ndjerin Lutfi Çekiri.

 “Duke i shprehur ngushëllimet familjarëve, Ministria e Shëndetësisë siguron se do të kryhet hetimi i plotë administrativ për procedurat e ndjekura nga strukturat spitalore. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale siguron qytetarët se shërbimi mjekësor është në gatishmëri për të ofruar jo vetëm urgjencat 24/7, por të gjitha shërbimet e nevojshme për qytetarët në të gjitha nivelet e kujdesit mjekësor”, deklaron MSH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat