Rritja e të infektuarve/ Ministrja Manastirliu: Gati spitali Covid3

Shqipëria

Rritja e të infektuarve/ Ministrja Manastirliu: Gati spitali Covid3

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 14:01
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se qeveria është gati për spitalin Covid 3, ndërsa ka nisur puna edhe për spitalin Covid4.

Teksa numri i të infektuarve rritet, ministrja e cila zhvilloi një takim me mjekë dhe infermierë të Spitali Covid1, u shpreh se strukturat shëndetësore janë gati të nisë funksionimin e spitalit të tretë për të sëmurët me koronavirus.

“Sa për ata që dalin e flasin nga foltoret apo dritaret e facebookut i vëmë përballë faktet dhe punët që flasin vetë. Dhe sërish i sugjeroj të na bashkohen në këtë betejë duke bërë të paktën një gjë që nuk kërkon ndonjë “sakrificë të madhe”, dhe që bëhet edhe nga divani i shtëpisë: të ftojnë njerëzit të mbajnë maskën, ruajnë distancën dhe të lajnë shpesh duart”- shkruan Manastirliu duke iu përgjigjur akuzave të opozitës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat