Basha: Shqiptarët janë lënë në mëshirë të fatit

Shqipëria

Basha: Shqiptarët janë lënë në mëshirë të fatit

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 14:27
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se duhet të rritet numri i testimeve.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, kreu demokrat rendit katër hapat urgjentë, të cilët duhet të ndërmerren nga ana e qeverisë për të menaxhuar situatën. Basha thotë se shqiptarët janë lënë në mëshirë të fatit.

“Rritja e numrit të testimeve, rimbursimi i plotë për mjekimin në shtëpi kundër Covid, bonusi i premtuar dhe angazhimi i të gjithë mjekëve e infermierëve dhe shtimi i kapaciteteve spitalore janë 4 hapa URGJENTË në ndihmë të shëndetësisë dhe shqiptarëve të lënë në mëshirë të fatit”- shkruan Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat