Shefja e Infektivit, Najada Çomo: Kemi një numër të shtuar të pacientëve në të dyja spitalet

Shqipëria

Shefja e Infektivit, Najada Çomo: Kemi një numër të shtuar të pacientëve në të dyja spitalet

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 14:33
Foto Ilustrim

Pas akuzave të opozitës se kapacitetet spitale janë mbushur me pacientë të infektuar me koronavirus, Shefja e Shërbimit në Spitalin Infektiv, prof.Najada Çomo ka bërë me dije se në këtë spital ka ende kapaciete të lira dhe stafi mjekësor është në gatishmëri në 24/7 për t’ju ofruar shërbim pacientëve të prekur me COVID19.

“Ne jemi në krye të detyrës, sa i takon gjendjes në spitalin infektiv, natyrisht kemi një numër të shtuar të rasteve të personave të infektuar që evidentohet edhe në shtimin e numrit të pacientëve të shtruar në të dy spitalet covid. Aktualisht spitali ka një kapacitet të shtuar në krahasim me vitet e tjera dhe sot që flasim ne kemi një numër të caktuar shtretërish të pacientëve që kanë nevojë të marrin shërbim në kushte spitalore. Edhe me spitalin COVID2 janë aktualisht mbi 50 shtretër si kapacitete të lira”, tha Çomo.

Çomo deklaroi se situata është dinamike ndaj dhe kujdesi që qytetarët duhet të tregojnë për zbatimin e masave ndaj COVID19 duhet të jetë edhe më i madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat