Rikthehet dielli, ja si do të jenë temperaturat në ditët e fundit të tetorit

Shqipëria

Rikthehet dielli, ja si do të jenë temperaturat në ditët e fundit të tetorit

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 14:39
Foto ilustrim

Ndryshe nga mëngjesi i të dielës, moti i qëndrueshëm do të shoqërojë pasditen e sotme dhe javën e fundit të muajit tetor.

 “Nga dita e hënë dhe në vijim pritet të kemi një përmirësim të kushteve të motit në pothuajse gjithë territorin shqiptar edhe pse vranësirat do të jenë më të dukshme në zonat malore pritet të sjellin herë pas here mundësi për reshje të pakta shiu, reshje të cilat do të jenë të izoluara nuk do të përfshijnë gjithë vendin”, tha meteorologu Hakil Osmani.

Dielli nuk do të mungojë edhe në ditët e mbetura të tetorit, ndërsa temperaturat do të jenë tipike  vjeshte.

 “Për sa i përket vlerave termike pritet që ato të kenë një rënie të lehtë gjatë ditës së hënë dhe të martë më pas do të mbeten sërish në vlerat tipike të tetorit me temperatura maksimale 20-21 gradë celcius. Parametri i erës nuk do të jetë problematikë e s’do të ketë pengesa për trafikun detar”, tha Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat