Rama takime dhe batuta me banorët në Manzë

Shqipëria

Rama takime dhe batuta me banorët në Manzë

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 14:55
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar këtë të diel procesin e rindërtimit në zonën e Shijakut dhe të Durrësit.

“Ecën pa pushim rilindja e shtëpive nga rrënojat e 26 nëntorit, për rreth 280 familje në këtë zonë, që së shpejti do të hyjnë në shtëpi më të mëdha, më të sigurta dhe patjetër shumë më të bukura se ato që humbën atë natë tragjik”- tha Rama në zonën e Manzës.

Një prej banorëve, i tha kryeministrit se ishte babai i kombit, fjalë të cilën kreu i qeverisë duket se nuk e ka refuzuar. “Je baba i këtij shteti” i tha banori, ndërsa Edi Rama ia ktheu “Jo mo, po dakord, po pak durim”.

Një tjetër banor ishte duke folur në telefon, ndërsa i tha: “Lërë cik atë telefon se mund të flasësh më vonë me Mozën, ti bësh edhe të fala nga unë Mozës”.

Kryeministri premtoi se shumë prej banorëve do të jetë për vit të ri në banesa, ndërsa kërkoi prej tyre pak durim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat