Ruçi me ambasadorin e Azerbajxhanit: Mbështesim Grupin e Minskut për zgjidhjen paqësore të konfliktit

Shqipëria

Ruçi me ambasadorin e Azerbajxhanit: Mbështesim Grupin e Minskut për zgjidhjen paqësore të konfliktit

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 18:29
Foto nga takimi

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, priti Ambasadorin Azerbajxhanit, z. Anar Hyseynov.

Kryetari i Kuvendit, z. Ruçi, nënvizoi se ndërmjet dy shteteve ekziston vullneti i qartë politik për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe miqësore, bazuar në besimin dhe respektin reciprok dhe vuri në dukje nevojën e rritjes së bashkëpunimit politik, ekonomik e tregëtar. Z. Ruçi vuri në dukje se Shqipëria mbështet zgjidhjen e konfliktit në formatin e Grupit të Minskut dhe vazhdimin e dialogut ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit për një zgjidhje paqësore. Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit inkurajoi palën azere për të përshtatur qëndrimin, për të mos penguar përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, si dhe për njohjen e dokumentave kosovare.

Ambasadori Hyseynov falenderoi Kryetarin e Kuvendit për pritjen dhe fjalët e ngrohta dhe vullnetin për të rritur bashkëpunimin dypalësh me Azerbajxhanin, bëri një pasqyrë të situatës së konfliktit si edhe nënvizoi angazhimin për të nxitur intensifikimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat