Cako kundër Erion Veliajt: Po zbaton urdhërat e Sorosit, Tiranën e ka…

Shqipëria

Cako kundër Erion Veliajt: Po zbaton urdhërat e Sorosit, Tiranën e ka…

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 19:54
Alfred Cako

Konspiracionisti Alfred Cako, analizoi në rubrikën “Trotuar”, në “E Diell”, qeverisjen e këtyre 21 viteve të bashkisë së Tiranës.

Cako tha se nga viti 99 e deri më tani, përjashto tre vite ku në krye të bashkisë së Tiranës ka qenë Lulzim Basha, Tiranën e kanë qeverisur socialistët. Ai thotë se gjatë këtyre viteve, filozofia e tyre ka qenë të ngushtohen rrugët e makinave, gjë e cila sipas tij është një filozofi sorosiane. Ai madje deklaroi se Erjon Veliaj është pjesë e “Sorosit” dhe sipas Cakos merr urdhra nga ata.

“Unë dua të them nëse Rama do të ikë apo jo. Shikoni që nga viti 99-2000, bashkinë e Tiranës e kanë drejtuar socialistët, përjashto tre vite të Bashës, por edhe ai nuk bëri ndonjë gjë. Por shikoni për 21 vite, 17 vite e kanë qeverisur këta. 1 km është nga unaza e vogël për të ardhur këtu për ju, e sa vuajmë ne, ku këtu ka pasur vetëm fushë dhe nuk kanë qenë të aftë të ndërtojnë dy rrugë që njerëzit të lëvizin lirshëm. Për çfarë mburret ai me mëngë të përveshura, ngado zënë rrugët e trotuareve. Këto janë ide sorosiane që duan të ngushtojnë rrugët me të cilat lëvizin shumica e njerëzve që janë me makina. Dhe të zgjerohen rrugët për të mbajtur njerëzit distancim social, e me maska nëpër trotuare dhe t’ua shpifin njerëzve që njerëzit të largohen nga ky vend. Si mund të fitojë ai njeri. Ai po përpiqet me çdo kusht të largohet, por ata nuk e lenë, i thonë vazhdo, deri sa të marrësh garanci nga ana tjetër”, tha Cako.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat