Qiratë në prag universiteti, rriten çmimet në zonat periferike

Shqipëria

Qiratë në prag universiteti, rriten çmimet në zonat periferike

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 07:39
Shqipëri

Gjetja e një banese me qira, sidomos për studentët është gjithnjë sfiduese. Jashtë kamerave ata pohojnë për Euronews Albania se preferojnë zonat pranë universiteteve, ndërsa çmimet e papërballueshme i detyrojnë ta ndajnë qiranë me 3-4 persona të tjerë.

Por agjentët imobilarë thonë se ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë në zonat pranë universiteteve, çmimet e qirave nuk janë rritur.

“Për sa i përket çmimeve, studentët preferojnë të jenë afër universiteteve, por edhe afër zonave periferike. Çmimet variojnë nga 200-300 euro. Duke bërë krahasimin me vitin e kaluar, me vitin e tanishëm mund të themi se ka një ulje të vogël nga 10-15 %, në qoftë se apartamentet kanë qenë 250-350 euro, këtë vit janë të reduktuara”, thotë Taulant Fetahu.

Por në krahasim me periferitë, zonat pranë universiteteve kanë çmime më të larta të qirave.

 “Astiri, Yzberishti, kanë qenë gjithmonë më të kërkuarat. Por jam e bindur që këto janë zonat që frekuenton sërish për shkak të çmimit”, thotë Viodina Dibra.

Megjithatë, agjentët imobilarë pranë këtyre zonave thonë se së fundmi edhe aty po vihet re një rritje e çmimeve.

 “Në zonën e Astirit ka një rritje, sepse pronaret kanë më tepër informacion, investimet këtu janë rritur. Çmimet e apartamenteve boshe variojnë nga 150 deri në 300 euro, ndërsa nëse flasim për të mobiluara variojnë nga 250 euro deri në 400 euro”, tregon Viodina Dibra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat