Dy grabitës i bëjnë terror me armë familjes në Vlorë, dështon plaçkitja

Shqipëria

Dy grabitës i bëjnë terror me armë familjes në Vlorë, dështon plaçkitja

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 07:59
Foto ilustrim

Dy meshkuj kanë sulmuar sonte një familje në Vlorë me synimin për ta plaçkitur. Ata nuk kanë arritur të kryejnë grabitjen pasi u përballën me rezistencën e familjes e cila i zbuloi se po i grabisnin.

Policia tha pas mesnatës duke gdhirë e hëna se ka identifikuar njërin prej autorëve të tentativës së vjedhjes me armë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të dielës, rreth orës 20:00, në fshatin Haderaj, Selenic.

Dy persona kanë tentuar të vjedhin me armë në banesën e shtetasit F.Ç, por nuk kanë mundur, pasi janë diktuar nga të zotët e banesës dhe janë larguar me një automjet Benz.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar në vendngjarje. Ata janë vënë nē ndjekje të autorëve të cilët kanë braktisur mjetin dhe duke përfituar nga errësira janë larguar. E ndërkohë, vijon krehja e zonës për kapjen e tyre.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes dhe identifikimin e autorit të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat