“Gruaja pa gjithçka, ulërimat e saj u dëgjuan në gjithë lagjen”/ Detaje nga vrasja që tronditi me mëngjes

Shqipëria

“Gruaja pa gjithçka, ulërimat e saj u dëgjuan në gjithë lagjen”/ Detaje nga vrasja që tronditi me mëngjes

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 08:03
Fier

Një 50-vjeçar i identifikuar si Ahmet Toska është gjetur i vrarë me armë e zjarri mëngjesin e sotëm në lagjen “Sheq i Madh” në Fier.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, ku autori i ngjarjes nuk është identifikuar ende, ndërsa në zonë janë ngritur disa pika kontrolli, për të bërë të mundur kapjen e tij.

Burime bëjnë me dije se Toska ka qenë pa precedentë të mëparshëm dhe njihej prej të gjithëve si një njeri i qetë dhe punëtor. Ai është qëlluar në kokë me pistoletë, teksa kishte dalë nga banesa dhe po ecte pranë një shkolle.

Në momentin kur ka ndodhur ngjarja Toska ka qenë i shoqëruar nga gruaja e tij, të cilën në atë orar e përcillte çdo ditë për në punë.

Burimet bëjnë me dije për Faxweb.al se ajo e ka parë të gjithë skenën, ndërsa në lagje janë dëgjuar ulëriturima. Mësohet se autori e ka qëlluar Toskën nga një distancë mjaft e afërt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat