Shtimi i rasteve me Covid/ Greqia shtyn masat me Shqipërinë, ja kush mund të kalojë

Shqipëria

Shtimi i rasteve me Covid/ Greqia shtyn masat me Shqipërinë, ja kush mund të kalojë

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 13:17
Foto ilustrim

Greqia shtyn deri më datë 8 nëntor masat anti-Covid të vendosura për Shqipërinë.

Në pikat kufitare mund të kalojnë vetëm ata që janë shtetas grekë, ata që kanë leje qëndrimi në Greqi, punonjësit sezonalë dhe personeli diplomatik.

Ndërsa ndalohen udhëtimet për qëllime turistike.

Nga nisja e pandemisë Greqia numëron 30,782 të infektuar dhe 574 viktima, ndërsa ditët e fundit është parë një rritje e lartë e infektimeve.

Për këtë arsye, qeveria greke ka marrë masa kufizuese me qëllimin evitimin e një “lockdown”-i tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat