Basha komenton deklaratën e komisionierit Varlehyi për Venecian: BE është e qartë!

Shqipëria

Basha komenton deklaratën e komisionierit Varlehyi për Venecian: BE është e qartë!

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 14:48
Lulzim Basha

Gjatë konferencës me mediat kreu i opozitës, Lulzim Basha, është pyetur edhe hapin e presidentit Ilir Meta për marrjen e një mendimi dhe opinion nga Komisioni i Venecias për Kodin e ri Zgjedhor, dërkohë që mazhoranca dhe kryeministri Rama deklarojnë se do ti kalojnë pa ju hequr asnjë germë e asnjë presje.

Gjithashtu ai është njoftuar edhe për deklaratën e fundit të komisionierit për Zgjerim, Varlehyi, i cili nëpërmjet një satusi kërkoi sot nga mazhoranca, që për Kodin Zgjedhor të pritet opinioni i “Venecias”.

“Deklarata e Varlehyi është e kohës kur kemi qenë në konferencë, më lejoni të njihem....- tha Basha duke e lexuar. -  Është e qartë! Përshëndes deklaratën e Komisionerit për Zgjerim.

Ajo rishpreh shqetësimin e thellë të BE dhe partnerëve tanë për shkatërrimin e klimës parazgjedhore dhe përpjekjet e Ramës, për të manipuluar sistemin para zgjedhjeve të ardhshme.

Përsëris edhe njëherë qëndrimin e PD, para dhe pas dekretit të presidentit Meta, që kjo është goditje e rëndë ndaj shanseve për integrimin dhe përgjegjësia është një dhe vetëm e atij që ka vënë interesin e xhepave të tij dhe të hajdutëve të tij, para interesit të shqiptarëve dhe tani po vendos, edhe pushtetin e tij dhe frikën e largimit nga pushteti, para interesave kombëtare, të integrimit dhe një klime të qetë zgjedhore.

Dhe pa diskutim e mbështes këtë apel të komisionerit Varhelyi në emër të BE dhe shpresoj që Komisioni i Venecias të ndërhyjë për të treguar qartë, ato që ne i demonstruam në Këshillin Politik. Që ne ishim për standarde zgjedhore, ndërsa Edi Rama ka një tmerr të papërshkrueshëm nga procesi i ardhshëm zgjedhor. E për këtë po shkel dhe po dhunon, standardet minimale zgjedhore”, deklaroi Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat