Rama refuzon apelin e Varhelyi për të pritur ‘Venecian’: Kodi zgjedhor do votohet pa humbur kohë

Shqipëria

Rama refuzon apelin e Varhelyi për të pritur ‘Venecian’: Kodi zgjedhor do votohet pa humbur kohë

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 14:49
Rama dhe Varhelyi

Kryeministri Rama ka refuzuar apelin e eurokomisionerit për zgjerim Oliver Varhelyi, në lidhje me votimin e kodit të ri zgjedhor, i kthyer në kuvend pak ditë më parë përmes një dekreti të Presidentit.

Në lidhje me vendimin e Metës për ta dërguar çështjen në Venecia, Rama shprehet se një opinion i komisionit është i mirëseardhur, porse refuzimi i Presidentit (dekreti) do të kalojë në parlament dhe kuvendi do të rishprehet pa humbur asnjë ditë kohë.

Rama: Mendimi i Venecias është gjithnjë i mirëseardhur, por për një ligj të votuar dhe të refuzuar nga Presidenti, procedura është e qartë: Refuzimi i Presidentit pranohet ose rrëzohet nga parlamenti! PARLAMENTI DO TË RISHPREHET PA HUMBUR ASNJË DITË!

Ky President i angazhuar si një ekstremist kundër Parlamentit dhe Qeverisë Shqiptare, s’merr dot peng askënd dhe asgjë përveç institucionit që fatkeqësisht ka marrë peng!Opinioni i Venezias mirësetëvijë kur të vijë, por koha për këto zgjedhje s’pret asnjë ditë jashtë procedurave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat