Marrëveshje para Hagës? Mitsotakis: Në Gjykatë, pasi të firmoset zgjerimi i Greqisë me 12 milje

Shqipëria

Marrëveshje para Hagës? Mitsotakis: Në Gjykatë, pasi të firmoset zgjerimi i Greqisë me 12 milje

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 14:52
Kiriakos Mitsotakis

Kryeministri grek, Kiriakos Mitsotakis ka deklaruar në Parlament se Shqipëria dhe Greqia do t’i drejtohen Gjykatës së Hagës, pasi shteti helen të ketë zgjeruar me 12 milje kufirin detar.

"Fillimisht është bërë një marrëveshje me Shqipërinë, ku do të firmoset premtimi se çështja e zgjerimit të kufijve detarë midis dy shteteve do t’i referohet Gjykatës së të Drejtës Ndërkombëtare, por vetëm pasi Greqia do të ketë zgjeruar kufirin detar në 12 milje”, është shprehur kryeministri grek.

Kjo deklaratë është theksuar disa herë gjatë fjalës që mbajti në Parlamentin grek, kryeministri Kiriakos Mitsotakis.

Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Greqisë janë dakordësuar që t'i drejtohen institucioneve ndërkombëtare për çështjen e detit. 

Lajmi u konfirmua nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, gjatë vizitës që ky i fundit zhvilloi në kryeqytetin shqiptar.

"Zgjidhja e kësaj divergjence do të jetë e dobishme për të dyja vendet. Zgjidhja do të këtë si bazë marrëveshjen e OKB, që të dyja vendet kemi nënshkruar.

Jam shumë i lumtur të përsëris atë që kryeministri sapo tha, se duke e analizuar këtë çështje ne kemi rënë dakord që së bashku ta kalojmë këtë çështje në gjykatën e Hagës", tha ministri i Jashtëm grek një javë më parë gjatë një vizite në Tiranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat