Kampi Al Hawl, nis operacioni për riatdhesimin e familjeve shqiptare

Shqipëria

Kampi Al Hawl, nis operacioni për riatdhesimin e familjeve shqiptare

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 14:56
Kampi Al Hawl

Gjysmëhlna e Kuqe siriane njofton nisjen e operacionit për riatdhesimin e familjeve shqiptare nga kampi famëkeq i Al Hawl.

Sipas organizatës humanitare, operacioni ka nisur dhe po vijon me sukses.

“Përpjekjet për të rikthyer në atdhe familjet shqiptare, dha sukses”, njofton Gjysmëhëna Siriane.

“Riatdhesimi i familjeve shqiptare pas kërkesës së qeverisë dhe palëve të interesuara”, vijon njoftimi.

Pak ditë më parë, në kamp mbërriti edhe këshilltari i Presidentit Ilir Kulla, i dërguari i posaçëm i presidentit për çështjen e rikthimit të familjeve shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat