Varhelyi kundër, PS nuk humb kohë, të enjten votohen në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Shqipëria

Varhelyi kundër, PS nuk humb kohë, të enjten votohen në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 15:49
Kuvendi i Shqipërisë

Pavarësisht kërkesës së prerë të Komisionerit Europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi, socialistët nuk do të presim mendimin e Komisionit të Venecias për miratimin në Kuvend të Kodit Zgjedhor.

Gazetarja Esiona Konomi ka mundur të mësojë se votimi është futur në rend dite në Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, i cili do të mblidhet ditën e nesërme në orën 12:00. Më pas këto ndryshime pritet të kalojnë në seancën e ditës së enjte në Kuvendin e Shqipërisë.

Presidenti Ilir Meta ktheu pak ditë më parë ndryshimet në Kodin Zgjedhor të miratuara pa konsesusin e opozitës jashtëparlamentare, ndërkohë që ditën e sotme ai njoftoi se me kërkesën e këtyre forcave politike kishte kërkuar opinion nga Venecia. I menjëhershëm qe reagimi i Varhelyit i cili i bëri apel palëve politike që të presin Komisionin e Venecias për votimin në Kuvend.

Por nuk qe i këtij qëndrimi kreu i qeverisë Edi Rama, i cili tha se Meta rrëzohet dhe miratohet nga Kuvendi, duke theksuar se nuk do të pritet Venecia, pasi votimi është çështje urgjente për t’i prirë zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat