Vdekja e qytetarit nga indiferenca e spitalit, Endri Hasa: E lanë të vdiste sepse nuk ishte i partisë

Shqipëria

Vdekja e qytetarit nga indiferenca e spitalit, Endri Hasa: E lanë të vdiste sepse nuk ishte i partisë

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 18:38
Edi Rama

Pas fatkeqësisë në familjen Çekiri, ku kryefamiljari Lytfi Çekirit, 53-vjeç, humbi jetën sepse spitali e sorollati sa andej ketej pa i dhënë ndihmën që nevojitej ka reaguar edhe demokrati Endri Hasa.

Sipas Hasës, spitalet janë kthyer në spitalet e partisë dhe njerëzit po i lënë të vdesin rrugëve.

Statusi i Endri Hasa

Spitalet e Rilindjes janë kthyer në spitale të partisë!

Prandaj njerëzit vdesin rrugëve.

Për Lytfi Çekiri që nuk përkiste partisë nuk gjend një vend në spitale!

Rilindja erdhi duke premtuar shendetësi falas por po ikën duke lënë pas vdekje dhe mjerim!

Mbas 25 prillit Partia Demokratike do punojë që taksat e Shqiptarëve të përdoren për të zgjidhur hallet e njerëzve dhe jo për të mbushur xhepat e qeveritarëve dhe oligarkeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat