Rama: E ëma e fëmijëve është në gjendje të vështirë ka plagë në trup. Eva është mirë, por…

Shqipëria

Rama: E ëma e fëmijëve është në gjendje të vështirë ka plagë në trup. Eva është mirë, por…

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 18:46
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Top Channel Muhamend Veliu i cili po ndjek nga Libani hap pas hapi kthimin në shtëpi të 4 fëmijëve dhe gruas foli edhe gjendjen e kësaj të fundit dhe mos kthimin e Eva Dumanit në shtëpi.

Floresha Rasha gruaja dhe fëmijët e saj Amar Rasha, Emel Rasha dhe Hatixhe Rasha si dhe djali i familjes Dumani, Endri Dumani do të kthehen nesër në Tiranë.

Për motrën e Endrit, Eva Dumanin, për të cilën herë pas here Top Channel ka raportuar, Rama tha se ajo është mirë, por situata është më e komplikuar se kaq, duke mos dashur të japë më shumë detaje: Eva është mirë, por janë të komplikuara informacionet.

Ndërsa për gjendjen e Floresha Rashës, kryeministri u shpreh:  E ëma e fëmijëve të vegjël është në gjendje të vështirë ka plagë në trup, por do vij me ne. E rëndësishme se ky operacion i hap rrugën fazës tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat