Dekreti i Metës për ndryshimet e Kodit Zgjedhor, Kuvendi nuk humb kohë nis nesër shqyrtimin

Shqipëria

Dekreti i Metës për ndryshimet e Kodit Zgjedhor, Kuvendi nuk humb kohë nis nesër shqyrtimin

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 19:12
Oliver Varhelyi

Kuvendi pavarësisht thirrjeve nga BE nuk humbet kohë dhe nesër shqyrton në Komisionin e Ligjeve dekretin e Presidentit Meta për kthim në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Pikërisht, Meta iu drejtua me një kërkesë për opinion Komisionit të Venecias për ndyshimet në Kodin Zgjedhor të miratuara pa konsensus më 5 tetor në Kuvend, teksa më 23 tetor Meta e ktheu me dekret.

Komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi si dhe Raporteri për Shqipërinë në PE, David Lega bashkë me Andrei Kovaçev të PPE i kanë bërë thirrje Ramës e Kuvendit që të presë opinionin e ‘Venecias’.

Nga ana tjetër Rama me një mesazh të prerë ka deklaruar se Kuvendi nuk dotë humbë kohë dhe të enjten voton dekretin e Metës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat