Dokumenti/ Mazhoranca nxiton të dërgojë në Parlament dekretin e Presidentit

Shqipëria

Dokumenti/ Mazhoranca nxiton të dërgojë në Parlament dekretin e Presidentit

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 20:24
Mazhoranca

Në agjendën e punimeve të Komisionit të Ligjeve të programuara për nesër, parashikohet edhe shqyrtimi i dekretit të Presidentit Ilir Meta.

Presidenti përveç kthimit të Kodit në Parlament ka dërguar në Komisionin e Venecias nenin e ligjit që ndalon koalicionet parazgjedhore.

Me gjithë thirrjet dhe apelin e ndërkombëtarëve ndaj Kryeminstrit Rama për të pritur edhe opinionin e Venecias, duket se mazhoranca është e vendosur ta miratojë në parlament, pavarësisht Presidentit dhe thirrjes së ndërkombëtarëve.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat