Gjekmarkaj debat me Myslim Murrizin për krijimin e partive të reja

Shqipëria

Gjekmarkaj debat me Myslim Murrizin për krijimin e partive të reja

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 22:11
Agron Gjekmarkaj

Analisti Agron Gjekmarkaj thotë se këto parti i shërbejnë mazhorancën dhe jo opozitës së bashkuar.

Pjesë nga debati në ‘Open’:

Gjekmarkaj: Në një vend demokratik është e pakontestueshme e drejta e kujtdo për të krijuar parti, por çështja është se të gjithë këta individë, fare mirë mund të krijonin një, se janë të gjithë të dalë nga PD.

Këto forca që janë krijuar sot, janë më shumë për t’ju gjetur rrugë individëve të caktuar për të vijuar karrierën e tyre politike. Nuk mendoj që përfaqësitë e djathta të kërkojnë parti të reja. Më ngjan se janë më shumë parti që ndihmojnë pushtetin të qëndrojnë në pushtet, se sa opozitën.

Partitë e reja opozitare nuk janë të pjesë e frontit të madh opozitar. Këto i shërbejnë mazhorancës dhe janë krijuar për karrierë të disa personave.

Murrizi: Jam e vetmja parti që nuk është krijuar me urdhër të Ramiz Alisë dhe nga sigurimi i shtetit. Kam në parlament në kohët e vështira në Shqipërisë.

Gjekmarkaj: Në atë kohë isha gjimnazist në Lezhë. Ca prisje të merrja armët. Jam ditëlindja e 74.

Murrizi: Ke fatkeqësinë se je një ditëlindje me Lulin.

Teksa drejtuesja e pyeti për partitë e reja që po krijohen, një debat i pakuptimtë u krijua mes tyre.

Myslim Murrizi: “Më thirr në mbiemër”

Vasili: Po pse si të thirra? A je mirë sot z.Murrizi?

Murrizi: E, ashtu më thirr. Se të njoh që nga mbledhja e Forumit Rinor të PD

Vasili: E ke gabim, s’kam qenë kurrë. Tani ju lutem, se jam drejtuese e “Open” dhe ça ndodh në këtë emision e vendos unë.

Murrizi: Po jo unë s’ta prish këtë emision, kam respekt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat