Hajdari: PD dhe PS në banda që luftojnë me njëra tjetrën

Shqipëria

Hajdari: PD dhe PS në banda që luftojnë me njëra tjetrën

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 22:30
Rudina Hajdari

Deputetja Rudina Hajdari mbrëmjen e sotme në Open ka thënë se dy partitë më të mëdha në vend PD dhe PS janë kthyer në banda të cilat luftojnë me njëra-tjetrën.

“Duam që të dalin në votime ata që janë kundër qeverisë dhe që nuk janë me opozitën aktuale. Është një përpjekje serioze, nuk është një dëshirë,  qefmbetje personale apo hamendësim. Është përpjekje e bazuar në studime serioze që raportet tregojnë se 937 mijë qytetarë që nuk duan të votojnë ndaj që ne jemi këtu që mos t’i lëmë këta persona. As e majta as e djathta nuk ekziston më.  I kanë ndryshuar metodologjitë sa herë kanë dashur, janë kthyer në dy banda që luftojnë me njëra tjetrën që nuk bëjnë kompromis me qytetarët, partitë kërkojnë një lloj rrotacioni. ata janë forca më e madhe në Shqipëri. Në momentin që iu bashkova PD kam parë sjellje të pahijshme në momentin  që dogji mandatet, unë kam vendosur për të përfaqësuar demokratët pasi ne po mundohemi të krijojmë diçka ndryshe”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat