Kryemadhi: Mbajtja e maskës me detyrim edhe në rrugë është abuzim psikologjik

Shqipëria

Kryemadhi: Mbajtja e maskës me detyrim edhe në rrugë është abuzim psikologjik

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 22:47
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi shprehet se mbajtja e maskës me detyrim edhe në rrugë është abuzim psikologjik.

E ftuar në emisionin “opinion”, Kryemadhi sërish i bëri thirrje qytetarëve që të mos e mbajnë maskën, pasi ajo nuk lejon oksigjenimin e trurit, ndërsa kujtoi që një familje me pesë persona duhet të blejë 92 mijë lekë maska në muaj.

“Vazhdoj ti them që maska në rrugë jo vetëm që është abuzim psikologjik, por që i ka kthyer shqiptarët si qen me maska.

E dyta le t’jua bëjë, t’jua blejë falas.

E treta higjiena, larja e duarve, mos prekja e fytyrës, mos u puth në buzë me këdo që sheh në rrugë.

Përdorimi i maskës nuk lejon oksigjenimin e trurit. Një familje me pesë persona i duhen 92 mijë lekë në muaj për maska. Kështu ky që tha se maskën e vetë e ka bërë falas nuk e ka problem të bëjë edhe tre milion maska për shqiptarët”, tha Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat