Gratë naftëtare në ditën e 13 të grevës së urisë: Po dobësohemi çdo ditë! Do rrimë deri në vdekje

Shqipëria

Gratë naftëtare në ditën e 13 të grevës së urisë: Po dobësohemi çdo ditë! Do rrimë deri në vdekje

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 10:03
Gratë naftëtare në ditën e 13 të grevës së urisë

Gratë naftëtare të Uzinës së Ballshit kanë hyrë në ditën e 13 të grevës së urisë. Ato thonë se nuk do dalin nga greva e urisë pa marrë 13 pagat e prapambetura të cilat shprehen se i kanë fituar me gjyq.

Ato i bëjnë thirrje kryeministrit të dëgjojë zërin e tyre përndryshe do qëndrojnë atyre deri në vdekje. Gratë naftëtare i bëjnë thirrje deputeteve të parlamentit që të shikojnë se në çfarë gjendje janë ato.

“Do të rrimë deri në vdekje. Fëmijët i kemi lënë në shtëpi na shikojnë vetëm nga televizori. Përditë po ndihemi më të dobëta. Nuk jemi gra per show, luftojmë për bukën e fëmijëve. Zoti kryeministër jepi zgjidhje këtyre grave. Vërtetë thotë është privat me privat por ai është rregullator. Të kthehet në qeveri humaniste për nënat”, shprehen ato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat