Kryemadhi: Kodi Zgjedhor, taktikë elektorale e Ramës

Shqipëria

Kryemadhi: Kodi Zgjedhor, taktikë elektorale e Ramës

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 10:02
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, është e bindur që opozita do të dalë fituese nga zgjedhjet e 25 prillit ndryshon apo nuk ndryshon kodi i ri zgjedhor i miratuar në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca.

Në konferencën për gazetarët, Kryemadhi tha se opozita do të jetë fuqia fituese edhe nëse votat do ti numërojë Taulant Balla.

Ajo përshëndeti qëndrimin e një ditë më parë të komisionerit, ndërsa theksoi se reagimi i Ramës pas kërkesës së tij tregon frikën e Kryeministrit nga zgjedhjet.

Kryemadhi: Angazhimi i opozitës së bashkuar ka qenë përfshirja në Këshillin Politik, edhe pse i vështirë për shkak të sjelljes arrogante të mazhorancës. Ne i qëndrojmë dakordësisë së 5 qershorit, që është një pikë që krijon një lloj garancie për ndërkombëtarët. Kjo tregon mungesën e besimit që ka Rama dhe grupi i tij për zgjedhjet e 25 prillit. Mirëpres kërkesën e komisionerit dhe shumë figurave të tjera të PE. Kjo nuk do të thotë që puna e opozitës të mbetet thjesht deklarative. Beteja e opozitës është te kutia e votës te zgjedhjet e 25 prillit. Roli jonë është çfarë do të bëjë opozita pas 25 prillit që do të jetë fuqia më e madhe fituese. Kodi Zgjedhor është thjesht një taktikë elektorale që Rama do të çorientojë opinionin publik, është një nga taktikat elektorale që janë bërë demode. Edhe Taulant Balla ti numërojë votat e opozitës e ka të pamundur të ndryshojë rezultatin e 25 prillit.

Naftëtarët

Shpreh solidaritetin për gratë naftëtare. Nëse nuk do të ketë nje reagim politik dhe njerëzor nga qeveria ato kanë paralajmëruar se do të marrin në grevë edhe fëmijët e tyre. Si LSI i jemi drejtuar SPAK për të hetuar këtë aferë korruptive por edhe KLSH. Është një proces gjyqësor ku shteti shqiptar është me firmën fantazmë ose guackë.Përgjegjësia e shtetit shqiptar për rafinerinë e naftës së Ballshit është e drejtëpëdrejtë. Është shumë e thjeshtë që vetëm me të ardhurat e naftës së uzinës naftëtarët të marrin pagat e tyre. Ne si LSI do të vazhdojmë ta ndjekim këtë çështje. Pagat e naftëtarëve janë vetëm 7 mln euro.

Rindërtimi

I bëj thirrje bashkisë së Tiranës të ulet me banorët e Kombinatit të nënshkruajë një kontratë dy palëshe ku ata janë pronar të banesës dhe truallit ku do të shembet ai pallat. Pa një marrëveshje e bën të pamundur ruajtjen e pronës së tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat