Forumi kundër Antisemitizmit/ Balla: Thirrje për një front të bashkuar në Ballkan kundër urrejtës

Shqipëria

Forumi kundër Antisemitizmit/ Balla: Thirrje për një front të bashkuar në Ballkan kundër urrejtës

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 11:04
Taulant Balla

Në datën 28 tetor 2020, Kuvendi i Shqipërisë në partneritet me Lëvizjen Kundër Antisemitizmit dhe Agjencinë për Hebrenjtë të Izraelit do të organizojnë Forumin e parë Ballkanik kundër Antisemitizmit.

Iniciatori i këtij Forumi, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, nëpërmjet një video-mesazhi shpjegon rëndësinë e këtij aktiviteti të nivelit të lartë dhe mesazhin që do të përcillet nëpërmjet tij.

Balla tha se Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje për një front të bashkuar në Ballkan kundër urrejtës dhe fantazimit etnik dhe fetar

“Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje për një front të bashkuar në Ballkan kundër urrejtës dhe fantazimit etnik dhe fetar duke i referuar vlerës së patjetërsueshme të shoqërisë shqiptare, tolerancës dhe bashkëjetesës fetare.  Kuvendi pranon dhe promovon përkufizimin e aleancës ndërkombëtare të përkujtimit të holokaustit për antisemitizmin”, tha Balla.

Por çfarë do të diskutojë ky forum?

“Në dy sesionet e konferencës do të diskutohet mbi modelin unik të bashkëjetesës fetare dhe eksperiencave më të mira për luftën ndaj antisemitizmit. Modeli pozitiv i Shqipërisë ku individë me prejardhje dhe race të ndryshme kanë gjetur një shtëpi të sigurt edhe në periudhat më të egra të regjimeve diktatoriale. Populli shqiptar kërcënohet me këtë akt”, u shpreh Taulant Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat