Deklarata e Varhelyi-t, reagon Rama: S’mund të hyjmë në spiralet e një aventure ku na fton Ilir Meta

Shqipëria

Deklarata e Varhelyi-t, reagon Rama: S’mund të hyjmë në spiralet e një aventure ku na fton Ilir Meta

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 14:22
Edi Rama

Pas deklaratës së komisionerit evropian të zgjerimit, Oliver Varhelyi, i cili përsëriti sot idenë e përcjellë një ditë më parë, që përpara rivotimit të Kodit Zgjedhor në parlament, të pritet opinioni i Komisionit të Venecias, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

I pyetur nga gazetarët rreth kësaj çështjeje, në një komunikatë me këta të fundit pas riatdhesimit të 4 fëmijëve dhe një gruaje nga Siria në Shqipëri, Rama tha:

“E kam sqaruar edhe komisionerin në një bisedë që kemi patur, që parlamenti nuk do presë asnjë sekondë se kemi zgjedhje në 25 prill, s’mund të hyjmë në spiralet e një aventure ku na fton Ilir Meta, s’ka qëllim të përmirësojë kodin por të sabotojë nga pozicioni i tij këtë proces. Komisioni i Venecias është i mirëpritur të sjellë kur të pjekë opinionin e vet, do diskutohet me të gjitha forcat poltiike dhe do të mbette për të adresuar çfarëdo çështje përtej 25 prillit. S’kemi kohë për të humbur, strukturat e reja të administratës zgjedhore kanë nevojë të kenë të shkruar ligjin zgjedhor. Koha është faktikisht jashtëzakonsiht e ngushtë. Kjo është përpjekja e një lideri alternative, të një opozitë të coptuar.

Përmes postimit në Twitter, zyrtari i lartë evropian i dha një përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili të hënën shprehu vlerësimin e tij për mendimin e Venecias. Edhe pse në të njëjtin mesazh, shefi i ekzekutivit shqiptar i mëshonte idesë se “koha për këto zgjedhje nuk pret asnjë ditë jashtë procedurave”, Varhelyi nuk lëkundet nga ideja për të bërë durim.

“ I kënaqur që kryeministri e mirëpret opinionin e Komisionit të Venecias mbi ndryshimet kushtetuese të korrikut. Do të ishte e matur që të pritej dorëzimi i tij përpara rivotimit në parlament. Pres zgjedhje të lira e të ndershme në prill të 2021-shit”, shkroi komisioneri i Zgjerimit në mesazhin e tij të ri.

Pas një kërkese të opozitës, presidenti Ilir Meta vendosi  t’I drejtohej komisionit të Venecias për të kërkuar opinionin e tij mbi ndryshimet e shumëdiskutuara në Kodin Zgjedhor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat