Bardhi-Ramës: Po tenton të marrësh peng të ardhmen europiane të vendit

Shqipëria

Bardhi-Ramës: Po tenton të marrësh peng të ardhmen europiane të vendit

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 15:04
Gazment Bardhi

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do Kuvendi do t’i votojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor pa pritur opinionin e Venecias. më pas rekomandimet që do të sjellë Venecia do të aplikohen për zgjedhjet e tjera, përtej 25 prillit.

Sipas shefit të qeverisë, Komisioni i Venecias është i mirëpritur të sjellë kur të pjekë opinionin e vet, ai do të diskutohet dhe do të mbetet për të adresuar çdo lloj çështje që të dalë përtej 25 prillit. 

Por deklaratave të kryeministrit Edi Rama i është përgjigjur sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

Sipas Bardhit, duke mosdëgjuar këshillën për të pritur opinionin e Komisionit të Venecias Rama tenton të marrë peng të ardhmen europiane të vendit.

Gazment Bardhi: Shqipëria ka detyrimin që të bëjë zgjedhje me një ligj që është në përputhje me standartet ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, që është në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë.

Pasi pengoi marrjen e ekspertizës së ODIHR, Edi Rama nuk duhet t’i trembet ekspertizës së Komisionit të Venecias.Këmbëngulja arrogante e Edi Ramës në injorimin e apelit të Komisionerit për Zgjerimin në BE z. Oliver Varhelyi nxjerr zbuluar Kryeministrin autokrat që, për hallin e pushtetit të tij, është gati t’i shpallë luftë Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Shqiptarët nuk do ta lejojnë këtë!Reforma Zgjedhore dhe zgjedhjet demokratike janë kusht për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE.

Duke mos dëgjuar këshillën për të pritur Opinionin e Komisionit të Venecias, Edi Rama po tenton të marrë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe të hedhë në erë zgjedhjet e radhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat