Kryeminstri nuk pyet për thirrjet e BE-së, rrëzohet dekreti i Presidentit

Shqipëria

Kryeminstri nuk pyet për thirrjet e BE-së, rrëzohet dekreti i Presidentit

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 16:12
Foto ilustrim

Socialistët sot nuk kanë pyetur për thirrjet e BE, për të pritur opinionin e Komisionit të Venecias, por i kanë dhënë shuplakën e parë rekomandimit të Brukselit. Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta, për kthim në Kuvend të ndryshimeve të njëanëshme në Kodin Zgjedhor, që përmbysnin marrëveshjen e 5 qershorit.

Pas një debati për më shumë se 2 orë, 15 prej 17 anëtarëve të këtij komisioni votuan kundër dekretit ndërsa vetëm dy prej tyre 2 pro, deputetët e opozitës parlamentare Adriatik Alimadhi dhe Korab Lita.

Këtë qëndrim të PS, e cila votoi kundër rekomandimit të BE dhe të  eurokomisionerit të zgjerimit Varhelyi për të pritur më parë një opinion të Komisionit të Venecias e pati paralajmëruar vetë Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat