“Falenderoj miqtë e vërtetë të Shqipërisë”, Meta: Më 25 prill fillon epoka e re

Shqipëria

“Falenderoj miqtë e vërtetë të Shqipërisë”, Meta: Më 25 prill fillon epoka e re

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 16:31
Ilir Meta

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas apelit të dytë të komisionerit për zgjerimin Oliver Varhelyi për çështjen e Kodit Zgjedhor, 8 pyetje për të cilin ndodhen në Komisionin e Venecias për një opinion.

Në një mesazh në “Facebook”, Meta shpërndan deklaratat e disa ndërkombëtarëve dhe falënderon miqtë e vërtetë të Shqipërisë për durimin dhe këshillat e tyre teksa shprehet se shpreson që ato të dëgjohen me mençuri deri të enjten.

Nga ana tjetër Kreu i Shtetit siguron miqtë ndërkombëtarë se kohës së injorimit të kushteve dhe standardeve për integrimin do t’i vijë fundi në 25 prill 2021.

“Falënderoj miqtë e vërtetë të Shqipërisë, që duan çeljen sa më parë të negociatave me Bashkimin Europian dhe nuk duan të na ndajnë nga Maqedonia e Veriut, për durimin e tyre dhe këshillat e sinqerta.
Shpresoj shumë që ato të dëgjohen me mençuri deri të enjten.
Por i siguroj miqtë tanë të sinqertë ndërkombëtarë se kohës së injorimit të kushteve dhe standardeve për integrimin do t’i vijë fundi, në çdo rast, në 25 prill 2021.
Pas kësaj date të gjitha kushtet do plotësohen rrufeshëm, me qëllim që Shqipërinë europiane ta ndërtojmë këtu dhe së bashku!
Në 25 prill 2021, do fillojë EPOKA E RE E SUNDIMIT TË POPULLIT, që do të sjellë edhe SUNDIMIN E LIGJIT në Shqipëri. ”, deklaron Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat