Zëdhënësi i Presidentit i përgjigjet Ballës: Reflektoni deri të enjten!

Shqipëria

Zëdhënësi i Presidentit i përgjigjet Ballës: Reflektoni deri të enjten!

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 16:44
Ilir Meta

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka reaguar pas deklaratës së kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili u shpreh se nuk duhet humbur më kohë për miratimin e Kodit Zgjedhor. Po ashtu Balla tha se pretendimet e Kreut të Shtetit janë njësoj si të PD dhe LSI.

Në një postim në facebook, teksa ka postuar deklaratën e përfaqësuesit të grupit të partive popullore evropiane në Parlamentin Evropian, Michael Gahler, Blushi i bën thirrje Ballës që të reflektojnë deri të enjten.

Teksa i kujton se Presidenti Meta e dëgjoi thirrjen e Europës, ai i kërkon kreut të Grupit të PS-së, që ta dëgjojë edhe forca e tij politike, ndërsa shprehet: “Boll e morët peng të ardhmen europiane të Shqipërisë!”

Postimi i plotë

Z.Balla, reflektoni dhe thellohuni deri të enjten!

Presidenti e dëgjoi thirrjen e Europës!

Dëgjojeni edhe ju!

Boll e morrët peng të ardhmen europiane të Shqipërisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat